Lopa shkaktar i dy aksidenteve te Kroi i Mbretit (Pamje të rënda)

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 19:37 | Nga

Një lopë që ka tentuar të këpusë rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë është bërë shkaktar i dy aksidenteve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në vendin e quajtur Kroi i Mbretit, në komunën e Drenasit.

Kafsha ka mbetur e ngordhur, pasi është goditur nga një automjet e tipit “Mitsubishi”, që i takon personelit austriak të KFOR-it, sikur shihet dhe në pamjet e reporterit të Ekonomia Online.

Më pas, sipas dëshmitarëve, aksidenti i dytë ka ndodhur në kahun tjetër. “Me gjasë, një veturë është ndalur nga kureshtja me këqyr aksidentin dhe është goditur nga pas”, tha një banor.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Polica ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidenteve.

Rreth orës 19:20, kafsha është larguar dhe rruga është hapur për qarkullim normal.

Dukuria e hyrjes së bagëtive në këtë rrugë, ku shpejtësia e lejuar është 80-100 km/h, është raportuar edhe më herët. Dhe nuk kanë munguar dhe aksidentet, si ky i sotmi.

Foto: Ekonomia Online

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme