Loredanës i vdes babai

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur Loredana Zefi sot ka humbur babanë e saj. Loredana këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në instastory.

“Faleminderit Baba që deri më sot ke bërë më të mirën për neve. Sot është Dita e Shelbumit dhe sot ike nga ne…Unë të dua ty dhe lutëm për ty ta kesh mirë atje lartë.  Për njerëzit e mi që në këto të vështira më ndihmojnë ju faleminderit nga zemra.”, ka shkruar Loredana.

Ndërsa atë e ka përkujtuar edhe dhëndri, reperi Mozzik duke thënë se do ta kujtojë gjithë jetën. ”Baba Lush, pusho në Paqe! Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtojë sa të t’jam gjallë”, ka shkruar Mozzik në Instastory.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme