Në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha -Stublla, Drejtoreshë Ekzekutive e GLPS-së, ka thënë se konsultimi i shoqërisë civile dhe akterëve relevantë në procesin e Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë nuk ka qenë i kënaqshëm dhe shumë shpesh nuk jemi përfshirë, raporton Ekonomia Online.
“Konsideroj që vlen të theksohet si aspekt pozitiv fakti që është bërë përparim dhe punë shumë e mirë në çështjen e identifikimit të burokratizimit të procesit të ofrimeve të shërbimeve dhe gjithashtu procesin e digjitalizimit të shërbimeve. Sot kemi një përfaqësues të qeverisë që do të na flasë për këtë drejtim. Më lejoni ta përmbyll këtë fjalë me një rekomandim i cili ndërlidhet me faktin që konsultimi i shoqërisë civile dhe akterëve relevantë në procesin e këtyre dy ligjeve nuk ka qenë i kënaqshëm dhe jo gjithëpërfshirës në kuptimin përtej faktit që shumë shpesh nuk jemi përfshirë qysh është rasti në rishikimin e fundit të ligjit për zyrtarët publikë. Ndonëse jemi përfshirë në faza të hershme imputet tona nuk janë trajtuar nuk janë marrë parasysh, po qoj mesazh që është tejet e rëndësishme sidomos në procese të tilla reformuese siç është procesi i reformës së administratës publike përfshirja kuptimplotë e në faza të hershme të shoqërisë civile mbetet qenësore në mënyre që të evidentojmë rezistencën pastaj në implementim dhe në të gjithë të kemi hise në procese dhe në reforma të tilla. Uroj që në proceset e tashme gjithë përfshirja të jetë më e mire”, është shprehur Loxha – Stublla.
Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme ka thënë se gjatë viteve të fundit Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim për të shtyer përpara reformat e administratës publike.
“Gjatë viteve të fundit Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim për të shtyer përpara reformat e administratës publike me qëllim të përmirësimit të performancës së adminstratës sonë publike. Për të realizuar këtë ambicie ne kemi ndërmarrë një sërë masash legjislative dhe dokumente politikash që synojnë fuqizimin e administratës publike. Këto masa legjislative kanë qenë elementi themelor në kuptimin tonë më efikas dhe më të përgjegjshëm. Një arritje në këtë proces reformash ishte arritja nga Qeveria i strategjisë për reformën e administratës publike për periudhën 2022-2027. Përshkruhen objektiva të qarta dhe ambicioze duke përfshirë ogranizimin dhe planifikimin si dhe koordinimin e politikave ofrimin e shërbimeve publike si dhe rritjen e llogaridhënies në Kosovë. Qëllimi ynë është të zhvillojmë një administratë publike moderne dhe të përqendruar tek qytetarët një administratë jo vetëm që plotëson nevojat e qytetareve dhe bizneseve tona po gjithashtu që mbështet në mënyrë aktive procesin demokratik dhe sundimin e ligjit parakushte thelbësore drejt anëtarësimit në BE”.
Ndërsa, Naser Shamolli nga GLPS ka thënë se kuadri i punësimit balancon stabilitetin dhe fleksibilitetin, siguron llogaridhënien e nëpunësve publikë dhe i mbron nga ndikimi i paligjshëm dhe shkarkimi i padrejtë nga puna.
“Kuadri i punësimit balancon stabilitetin dhe fleksibilitetin, siguron llogaridhënien e nëpunësve publike dhe i mbron nga ndikimi i paligjshëm dhe shkarkimi i padrejtë nga puna. Nën parimi b. Legjislacioni për shërbimin publik parashikon hapësire të qarte dhe të përshtatshme materiale, horizontale dhe vertikale. Probleme të fushëveprimi horizontal ku vazhdon trendi i largimit nga fushëveprimi i disa institucioneve pa arsye ndërsa tjerave ju jepet statusi i veçantë pa ndonjë justifikim. Parimet e Administratës Publike të publikuara nga SIGMA/OECD (hera fundit, nëntor2023) shërbejnë si udhërrëfyes për të udhëzuar administratat e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) në përpjekjet e tyre reformuese për të trajtuar mangësitë e administratave të tyre publike dhe për të përmbushur kërkesat e BE-se për një nga “reformat themelore” të procesit të anëtarësimit. 6 fusha, 32 parime, 270 nënparime 5 parime, 42 nënparime në fushën e shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore”, ka thënë Shamolli.
Nga ana tjetër Bardhyl Dobra Zv. Ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se paga në sektorin privat është 440, më sektorin publik ka qenë 610 tash është 710 po thuajse është shtuar dyfishi i pagës mesatare.
“Pajtohemi që administrata publike luan rol kyç në procesin e integrimit të administratës publike. Por në mënyrë edhe më të veçantë administrata, nëse kemi një shërbim civil publik që nuk i përmbush detyrat në sektorin energjisë, tregtisë, arsimit në ato fusha nuk zbatohen, andaj procesi integrues drejt BE ngecet po edhe vet përmirësimi i gjendjes nga këto sektor të kujdesemi që administratat publike të jenë profesionale efikase dhe mbi të gjitha të këtë një llogaridhënie. U thanë se pagat në sektorin publik nuk janë konkurruese me sektorin privat këto janë dy çështje që pajtohemi sepse situata është më e komplikuar. Paga në sektorin privat është 440, më sektorin publik ka qenë 610 tash është 710 po thuajse është shtuar dyfishi i pagës mesatare. Janë disa garanci që sektorin publik i bën më tërheqës e që sektori privat nuk i ofron këto mundësi”, ka thënë Dobra.
Lulëzon Jagxhiu nga Zyra e Kryeministrit ka thënë se në fushën e zbatimit adminsitrativ janë duke lëvizur me hapa konkret pasi sipas tij kanë dixhiatlizuar brenda portalit e Kosova mbi 155 shërbime.
“Domethanë në fushën e zbatimit adminsitrativ besoj që jemi duke lëvizur me hapa konkret. Ne tashmë e kemi digjiatlizuar brenda portalit e Kosova mbi 155 shërbime. Kjo tregon që na vërtetë jemi tu ec drejt digjitalizimit të shërbimeve. Gjatë një vjet e gjysëm punë prej aprovimit të programit të parandalimit të zvogëlimit të barrës administrative janë thjeshtu 152 shërbime dhe poashtu janë eliminuar 64 shërbime që kanë qenë të panevojshme. Kjo është duke ecur rrugës së vet mirëpo ato çka kemi barë për zvogëlimin e barrës administrative në veqanti me strategji të Qeverisë që e kemi aprovuar në korrik të vitit të kaluar ka qenë me pa një reformë shumë më rranjësoren që nuk ka të bëjë vetëm thjesht me digjitalizu shërbimin sepse sot teknokogjia është duke avancuar me një shpetjësi marramendëse dhe është një potencial i jashtëzakonshëm i përdorimit të tekonogjisë për me rrit efikasitetin për me rrit llogaridhënien për me rrit transparencën për me u ofruar shërbime më të mira për qytetarë. Prandaj edhe i kemi hy edhe disa reforma rrënjësore që maksimizu benifitin e transformimit digjital po njëkohësisht me bo këtë transferim edhe të qëndrueshëm dhe të sigurtë”, ka thënë Jagxhiu.
Ndërsa Peter Vagi nga kompania Sigma ka thënë se nëse i krahasojmë me çka parashohin parimet e versionit të ri nuk mund të gjeni shume gjëra që janë fshirë, më shumë kemi shtuar.
“Kemi dashur të reflektojmë kohëve të fundit. Nëse i krahasojmë me çka parashohin parimet e versionit të ri nuk mund të gjeni shume gjëra që janë fshirë, më shumë kemi shtuar. Parimet janë ndërtuar në bazë të standardeve ndërkombëtare. Në aspektin fondamental kjo është përfshirë, domethanë aspektin kyqjes në BE, po për të pasur edhe një qasje të mirë në administratë publike”, ka thënë Vagi.