LSDM: Qeveria të formohet sa më shpejt

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 12:23 | Nga

LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që institucionet të mundësojnë kushte për punë për kryetarin e Kuvendit dhe formim të qeverisë së re pa shtyrje.

“Institucionet dhe të punësuarit në ti janë të obliguar të mundësojnë zbatim të vullnetit të shumicës që qytetarëve. Është e domosdoshme që kryetari i ri i Kuvendit, i zgjedhur në mënyrë ligjore dhe legjitime, plotësisht t’i ndërmarrë përgjegjësitë sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve ndaj qytetarëve dhe shtetit”, theksojnë në kumtesë. Sipas LSDM, interes kulmor shtetëror është transferimi i qetë i pushtetit dhe formimi i qeverisë së re reformuese dhe ajo, siç theksojnë, do të ndodhë shpejtë.

“Në kohë sa më të shkurtë, Talat Xhaferi do ta informojë Gjorge Ivanovin se ekziston shumicë e deklaruar parlamentare dhe se Ivanov është i obliguar t’ia japë mandatin kryetarit Zaev për formimin e Qeverisë së re”, qëndron në kumtesë, njofton SHENJA.

Nga LSDM theksojnë se dhuna e përgjakshme në Parlament nga e enjtja nuk guxon të përsëritet dhe se porositësit dhe ekzekutuesit do të përgjigjen për veprimet e veta. “Është e domosdoshme që liderët e të gjitha partive, institucionet, qytetarët të cilët janë keqpërdorur në protesta ta kuptojnë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe të mundësojnë vazhdim të proceseve demokratike”, theksojnë nga kjo parti.

Njëheri, partia e Zoran Zaevit ka potencuar se shumicës parlamentare duhet t’i mundësohet të formojë qeveri pa shtyrje të mëtutjeshme. Këtë, sipas tyre, e pret i tërë opinioni vendor, ndërkaq për këtë, siç ceket, bënë thirrje, pas SHBA¬së, edhe euro-ambasadori në vend Zhbogar dhe eurodeputetët Vajgëll, Flekenshtajn dhe Kukan, lehtësues të krizës politike në Maqedoni, raportojnë mediat në Maqedoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme