Lufta kundër narkotikëve, DEA amerikane mbërrin në Shqipëri

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Amerikane ka mirëpritur sot në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy.

Në një njoftim në Facebook, Ambasada ka bërë të ditur se Ambasadorja Yuri Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri.

Sipas njoftimit, agjenti special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me Prokurorinë e Posaçme në Shqipëri SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

“Agjenti special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, ka shtuar Ambasada.

Të ngjashme