Lufta kundër virusit vdekjeprurës, ofrojnë 3.500 funte për çdo vullnetar që pranon të injektohet me Coronavirus

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Vullnetarët mund të paguhen deri në 3.500 funte që të infektohen me coronavirus, e tëra kjo po bëhet që shkencëtarët të tentojnë të gjejnë vaksinën që do ta luftonte këtë virus vdekjeprurës.

Qendra Inovative Queen Mary në Londër, është duke rekrutuar 24 persona që do të shërbenin për studime për coronavirusin.

Ata do të injektohen me virus që deri më tani ua ka marrë jetën 3.800 personave në mbarë botën – ku të gjithë kanë pasur simptomat e njëjta, probleme me kanalet e frymëmarrjes.

Vaksina e zhvilluar nga kompania Hvivo pritet të testohet, e pacientët do të mbeten në karantinë për dy javë për të parë nëse ka pasur sukses. Afro 35 vaksina janë duke u zhvilluar, kurse qeveria britanike ka premtuar 46 milionë funte në luftën kundër coronavirusit.

Sidoqoftë, ekspertët kanë bërë të ditur se vaksina ka pak gjasa që të aprovohet në kohën epidemia ka pushtuar botën – ku deri më tani janë infektuar me COVID-19 mbi 110 mijë persona në mbarë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme