Komisionerja Evropiane, Hadja Lahbib ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do të vendosë burime të reja ajrore për të ndihmuar Francën në luftimin e zjarreve në Gironde.
Ajo bëri të ditur se do të dëgojnë atje avionë shtesë, raporton Sky News.
“Aktualisht kemi nëntë avionë të vendosur në vend. Nesër do të kemi 11, që vijnë nga rezerva jonë strategjike evropiane. Është një garë me kohën që ekipet tona po zhvillojnë aktualisht në terren”, shtoi ajo.