Lufta me Iranin, Trump kritikon Melonin: Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie

Prishtinë | 15 Pri 2026 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke thënë “ne nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”.

Këto komente vijnë pasi Meloni e kritikoi presidentin për sulmet ndaj Papës.

“Ajo ka qenë negative. Kushdo që na refuzoi për ndihmën në këtë situatë me Iranin, ne nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, tha Trump për Maria Bartiromo të Fox Business.

Presidenti i ShBA-ve kritikoi edhe NATO-n, anëtare e së cilës është Italia, në përgjithësi për mungesën e angazhimit të tyre në luftën në Iran.

“Pse po shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n nëse ata nuk do të jenë me ne, nëse nuk do të jenë me ne për Iranin, ata nuk do të jenë me ne për një temë shumë më të madhe se Irani”, tha presidenti.

Të ngjashme