Kriza politike në Ukrainë shpërtheu më 17 dhjetor 2021 kur Rusia i paraqiti perëndimit një ultimatum të papritur. Lista e kërkesave të saj përfshinte një angazhim me shkrim për të ndalur çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s drejt lindjes, largimin e trupave shumëkombëshe të NATO-së nga Polonia dhe shtetet baltike dhe tërheqjen e mundshme të armëve bërthamore të SHBA-ve nga Evropa. Më e rëndësishmja ishte që Ukraina të mos lejohej kurrë të bashkohej me aleancën e NATO-së.
Kërkesat u konsideruan të papranueshme në Washington dhe u konsideruan të papranueshme nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Rezultati është se ne tani e gjejmë veten të mbyllur në konfrontimin diplomatik më intensiv midis lindjes dhe perëndimit që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
“Rusia më parë kishte pushtuar Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në territorin e Gjeorgjisë. Së pari ka formuar entitet parashtetëror, e pastaj e ka njohur si shtet. Ky është skenari i njëjtë që po përsëritet tash”, edhe me Ukrainën dhe me rajonet Luzansk dhe Donetsk.
Konteksti politik i Ballkanit Perëndimor me luftën Rusi Ukrainë
Për popujt ballkanikë, Lufta e Parë Botërore ishte thjesht një zgjatim i luftës së mëparshme. Për shkak se Shtetet e Bashkuara i dhanë një ndihmë jetike Anglisë dhe Francës për të mposhtur Gjermaninë në Frontin Perëndimor në vitin 1918, Serbia doli e fituar nga ajo luftë. Në fillim gllabëroi Malin e Zi, i vetmi komb aleat që u zhduk nga harta. Pastaj Serbia nënshtroi Kroacinë, Sllavoninë dhe Bosnje-Hercegovinën në mbretërinë e saj, e cila shumë shpejt u riemërtua me emrin Jugosllavi. Serbët ishin kombësia dominuese në atë mbretëri, duke i denigruar të tjerët. Tensionet shpërthyen hapur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur sllavët e jugut luftuan kundër njëri-tjetrit të pozicionuar në disa koalicione dhe grupime. Disa bashkëpunuan me Boshtin. Të tjerët preferuan italianët mbi gjermanët apo anasjelltas. Dhe, krejt në fund pas rënies së murit të Berlinit, Jugosllavia u shpërbë, ku republikat si Kroacia, Sllovenia dhe Bosnje Herzegovina dhe me vonë, edhe krahina e Kosovës shpallen pavrsinë e tyre.
Rusia përdor Serbinë gjeostrategjikisht për zgjerim territoresh
Rusisë “kur i duhet të vë veto, në emër të Beogradit, ndaj zbatimit të Planit të Ahtisaarit dhe ndryshmit të rezolutës 1244, atëherë, Rusia betohet në integritetin territorial të Serbisë, do të thotë nuk e njeh secesionin. Pra, Rusinë duhet ta dallojmë menjëherë prej Kinës e cila gjatë krejt kohës qëndron në këtë princip dhe asnjëherë nuk e ka bërë atë që e bën Rusia. Ndërsa, Rusia shpesh e përmend Kosovën si sui generis për çka pajtohet me Perëndimin, por thotë se mund të përdoret si precedent. Dhe ajo tash e përdorë si precedent. Në thelb, ajo po i krijon këto shtete në bazë të precedentit të Kosovës”. Dhe jo që vertet e konsideron Serbinë si aleate por, e shfrytzon atë gjostrategjikisht për zgjerim territoresh.
Para së gjithash, shteti i Serbisë i udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq në këto rrethana të reja të krijuara sëfundmi, veçmas se a është kjo veto, në të cilën betohen Vuçiq dhe të tjerët, a i ka ndihmuar vërtetë Serbisë dhe se a është e qartë se Rusia nuk është mike, sepse tani e ka braktisur përmbajtjen e asaj çka ka mbrojtur deri më tani me veto në KS të OKB-së.
“Pasojat mund të jenë të tilla që me këtë mund të inkurajohet Dodik që të formojë entitetin e tij, i cili deri diku ekziston, por që nuk është i njohur, dhe që pastaj të bëhet presion ndaj Vuciqit që ta njohë. Do të shohim këto ditë kur të vijë emisari i Putinit se çfarë instruksione për operim do t’i sjellë Vuçiqit. Nëse Vuçiq shkon asaj rruge, atëherë, faktikisht, ai shkon drejtë asaj që quhet bllok aleatësh të Rusisë dhe Putinit, e kjo do të thotë se do të përballet me përgjigje të ashpër nga Bashkimi Evropian, Amerika dhe të gjithë kundërshtarët e Putinit, në këtë dhe kriza tjera” .
Presioni i Rusisë ndaj Vuciqit për shkak se konsideron që ai u ka borxh atyre
Këto ditë shtypi serb kishte raportuar se “Një pjesë e mirë e së dajthtës serbe ka shkuar në Donbas dhe ka marrë pjesë në aktivitetet politike dhe propagandistike ruse kundër Ukrainës. Ekziston dhe një pjesë e mirë e vullnetarëve që luftojnë në anën e Rusisë. Vendi është në krizë që zgjat që nga viti 2006, por s’ka reaguar në kurrëfarë mënyre”, z. Vuçiq. Dhe si kundër kësaj Perëndimi do të reagojë ashpër me sanksione dhe do t’i kërkojë Serbisë që t’i bashkohet atyre dhe të vendos se ku qëndron Serbia në anën e Perëndimit apo Rusisë.
Cili do të jetë roli i shtetit serb dhe a do të mbajë anë Rusisë apo Perëndimit
Mediat serbe thonë vazhdimisht se “Është një njeri që duhet të marrë vendimin. Është e sigurt që me sanksione ndaj Rusisë, Serbia do të humbte në kuptimin ekonomik sepse janë të varur nga nafta dhe gazi. Deri te kjo ka ardhur me marrëveshje korruptive dhe përhapjen jostrategjike të gasjellësit nëpër Serbi dhe duke lënë anash hidroenergjinë dhe format tjera të energjisë dhe me orientimin e plotë për të blerë gas nga Rusia. Kjo është pasoja e parë afatmesme dhe mendoj se na duhen disa vjet për rikuperim. Pasoja tjetër do të ishte më e vogël. Tregimet për eksporte serbe në Rusi janë përralla sipas eksperteve të ekonomisë sepse kjo është në nivel të shifrave të papërfillshme. E njëjta vlen edhe për investimet ruse. Borxhi serb publik ndaj Rusisë ka të bëjë vetëm me gazin dhe naftën dhe për arsyen që Rusisë ia kemi lëshuar tregun e asaj pak nafte që e kemi”.
Në kontekstin që po flasim Kosovës po i shtohen argumentet dhe po i hapen dyert për të kërkuar njohjen nga Rusia dhe se Beogradi duhet të mendojë se a duhet ta mbajë ende këtë varësi nëpërmjet energjetikës dhe sigurisë, në emër të Kosovës. Por, Kosovës i mbetet përmes diploamcisë së saj të lobojë në marrjen e njohjes nga pesë vendet mos njoihse të BE-së, dhe mundësisht anëtarsimin e saj të plotë në NATO, duke e ditur faktin se tanimë Rusia e ka humbur argumentin e mos njohjes së shteteve që kanë shpallur pavarsinënë mënyrë njëanshme, dhe nuk mund të thirret në prishjen e Ligjit Ndërkombëtar, pasi që vet e ka shkleuar atë, me nderhyrjen e vet në Ukrainë, dhe me parë në Gjeoergji.
Ndaj, si konkludim mund të themi se SHBA-ja i frenoi ambiciet e Serbisë. Beogradi humbi një pjesë të madhe të territorit të tij. Kur Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, ai u bë një vend pa dalje në det. Ndërkaq, Bosnje-Hercegovina e shpalli veten një shtet më vete, ashtu si edhe Sllovenia, Kroacia. E fundit ishte Kosova në vitin 2008. Nuk është për t’u habitur, që këto zhvillime e kanë nervozuar Serbinë. Ajo është afruar shumë me Rusinë. Pakicat serbe në Kosovë, dhe sidomos ajo në Bosnje Hercegovinë është e revoltuar. Madje në vitin 2016, në Mal të Zi pati një tentativë për grusht shteti nga elementët pro-serbë. Dhe pse disa segmente të politikës serbe, kërkojnë pasjen e raporteve të mira me Perëndimin, si dhe integrimin në Bashkimin Evropian, të tjerët preferojnë Rusinë, dhe shpresojnë për një ndryshim të rrethanave gjeopolitike.