Lufta tregtare, ShBA-ja e vendos në listë të zezë kompaninë kineze Huawei

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e ka vendosur në listë të zezë kompaninë kineze të telekomunikimit Huawei, duke shtuar një element tjetër ndezës në mosmarrëveshjen tregtare të SHBA-Kinë.

Departamenti amerikan i Tregtisë tha se ka ndalur Huawei Technologies Co Ltd dhe 70 bashkëpunëtorë të tjerë, një masë që ndalon kompaninë nga blerja e komponentëve dhe teknologjisë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.

Sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, tha në një deklaratë se presidenti Donald Trump mbështeti vendimin për “parandalimin e teknologjisë amerikane nga përdorimi i entiteteve të huaja që potencialisht mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara ose interesat e politikës së jashtme”.

Trump më parë nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalonte kompanitë amerikane nga përdorimi i pajisjeve të telekomunikacionit të bëra nga firmat që konsideroheshin se përbënin një rrezik të sigurisë kombëtare.

Të ngjashme