Lufta tregtare ShBA-Kinë, kërkohet heqja e tarifave në fazën e parë të marrëveshjes

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Pekini ka këmbëngulur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin tarifat ekzistuese nëse arrihet marrëveshja e fazës së parë tregtare me Washingtonin.

Negociatorët kryesorë tregtarë nga të dy vendet kanë janë pajtuar për të vazhduar bisedimet për çështjet e mbetura.

“Premtimi i ShBA-së për të mos vendosur tarifat e projektuara për datën 15 dhjetor duhet të përfshijë dhe heqjen e atyre ekzistuese”, shkruan Global Times, përcjell Telegrafi.

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë javës njoftoi se Washingtoni ndodhet pranë një marrëveshjeje që synon përfundimin e luftës tregtare 16-mujore me Pekinin.

Ekspertët tregtarë bënë të ditur se nënshkrimi i një marrëveshjeje të fazës së parë mund të mos ndodhë deri në vitin e ardhshëm, ndërkohë që Kina ka kërkuar heqjen e tarifave ekzistuese, ku marrëveshja fillestare pritej të ndodhte në fund të muajit nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme