Pas tri ndeshjeve në dy ditët e kaluara, e diela sjellë edhe dy sfida të Ipko Superligës.
Skuadra e Dritës pas gabimit ndaj Ferizajt javën e kaluar, zhvillon edhe duelin e dytë në shtëpi, ku kësaj radhe pret Flamurtarin.
Kuqezinjtë kanë ditur shpesh herë të dalin triumfues nga Gjilani, hic më larg se në edicionin e kaluar, andaj ekipi bardhekaltër nuk pritet të ketë punë të lehtë.
Ndryshe nga ky ballafaqim, takimi tjetër në “Ferki Aliu” është krejtësisht i paparashikueshëm.
Vushtrria para shikuesve vendës luan ndaj Trepcës ’89, që e nisi edicionin furishëm me fitoren e thellë ndaj Gjilanit