Luksemburgu mbështet Kosovën me 30 milionë €

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 17:03 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova në vazhdën e bashkëpunimeve të cilat është duke bërë kohëve të fundit me shtetet e Bashkimit Evropian, sot nënshkroi “Memorandumin e  Mirëkuptimit me Luksemburgun për zbatimin e marrëveshjes bilaterale në lidhje me Bashkëpunimin Zhvillimor”.

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, tha që kjo marrëveshje ka të bëjë me fushën e arsimit, integrimeve evropiane, shëndetësisë sistemit të ujërave dhe fushave të tjera që ende janë të paprekura.

“Në emër të qeverisë së Kosovës me ministrin e Luksemburgut nënshkruam marrëveshjen rreth 30 milionë euro, që ka të bëjë me disa fusha të veçanta. Ajo ka të bëjë me fushën e arsimit, fushën e shëndetësisë, integrimeve evropiane dhe aspektin e ujërave…”, tha Kuçi gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Kurse ministri për Bashkëpunim dhe Aksion Humanitar i Luksemburgut, Romain Schneider, tha që Kosova dhe Luksemburgu kanë punuar së bashku qysh nga viti 1999.

“Jemi këtu për nënshkrimin e këtij memorandumi për bashkëpunim zhvillimor në shumë fusha të ndryshme. Me Kosovën kemi punuar qysh nga viti 1999 për shumë fusha të ndryshme. Tani në këtë periudhë do të rishikojmë shumë tema si në arsim, arsim profesional, shëndetësi, sistem të ujërave dhe në disa aktivitete të tjera të cilat prekin shoqërinë civile dhe qytetarët në përgjithësi”, tha ministri Luksemburgut.

1

Të ngjashme