Lulzim Basha, njeriu që vetëm humb

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 15:34 | Nga

Kryetari i vetë-ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deri më tani ka shkelur çdo statut të kësaj partie, si të ishte armiku më i keq i saj, nuk është gjë tjetër veçse humbësi i madh i politikës shqiptare.

Lulzim Basha është personi që i ka shkaktuar dëmin më të madh Partisë Demokratike ndër vite dhe përsëri vazhdon ta mbajë peng për interesat e tij familjare dhe klienteliste.

Ai nuk njihet si politikani që ka humbur një betejë, se kjo mund të quhet normale në politikë, por si personi që nuk fitoi asnjë betejë të vetme, pavarësisht se disa prej tyre paturpësisht nuk nguroi t’i shpallte fitore. Kjo e thënë jo vetëm me fjalë, por me fakte konkrete që më mirë se kushdo i mbart historika e politikës shqiptare.

Lulzim Basha në vitin 2009, u zgjodh në krye të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Elbasan. Ai  nuk arriti të mundte kundërshtarin dhe t’i jepte partisë që e besoi fitoren në këtë qark.

Në vitin 2011, teksa kandidonte për kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha e humbi bashkinë për 11 vota, por pas një numërimi të dytë arriti ta merrte. Fitore kjo e kontestuar shumë nga opozita në atë kohë.

Në vitin 2013, Lulzim Basha si kryetar Bashkie, u vendos në krye të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Tiranë për zgjedhjet parlamentare. Por fakti që nuk bëri asgjë në krye të kësaj bashkie për dy vite, bëri që haraçet e tij t’i merrte Partia Demokratike.

Në vitin 2015, Lulzim Basha i humbi zgjedhjet lokale, ndërsa drejtonte Partinë Demokratike, por në ndryshim nga herët e tjera, jo vetëm që nuk pranoi humbjen, por dinakërisht, e shpalli atë fitore, megjithëse faktet dhe shifrat zyrtare flisnin ndryshe.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, duke shtuar përçarjen që i solli PD, në vitin 2017 Lulzim Basha bashkë me listën e tij, u dha demokratëve dhe Partisë Demokratike minimumin historik të votave në 27 vite demokraci.

Janë fitoret ato që të bëjnë lider, Lulzim Basha nuk fitoi kurrë prandaj nuk mund të jetë kurrë lideri i Partisë Demokratike dhe demokratëve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme