Lumbardhi është djali i ish-deputetit të VV, çka thotë ai për pjesëmarrjen e tij në BBVK

Prishtinë | 09 Nën 2023 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Salihu është babai i Lumbardhit, banorit të Big Brother Vip Kosova 2.

Ai tha se Lumbardhi ka prirje për modë dhe se përmes BBVK ai synon ta tregojë potencialin e tij.

“Gjithcka që ka arrit Lumbardhi, ka arrit në saje të punës dhe angazhimit të tij. Unë mendoj që i kam borxh si prind që nuk kam pasur mundësi me i shku gjithkun mbrapa”, tha ai.

Salihu tha se shpesh fëmijët kanë më shumë potencial se sa që ju përkushtohet.

Ai tha se familja e ngushtë dhe të gjithë qytetarët janë duke e përkrahur Lumbardhin.

Salihu tha se sa i përket lojës, Lumbardhi është shumë i sinqert.

Ai foli edhe për trekëndëshin Lumbardh- Alba- Azem.

“Unë mendoj që është çështje e emocionit dhe është e vështirë me mëndu sepse në ato momente i ka pasur emocionet e veta dhe ka folur”, tha ai.

Të ngjashme