Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot ka folur për një marrëveshje me LDK-në dhe PDK-në për ta marrë me rotacion pozitën e kryeministrit.
Lushtaku ka shkruar se ka përfunduar koha kur partitë e vogla e kanë parë karrigen e kryeministrit si dhuratë.
“Koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe”, ka shkruar Lushtaku.
Sipas tij, është koha që Kosova të drejtohet nga Bedri Hamza.
“Është koha për një udhëheqje që sjell stabilitet dhe zhvillim të vërtetë ekonomik, për arsim cilësor dhe sistem shëndetësor që vendos qytetarin në qendër. Me Bedri Hamzën, ndryshimi i vërtetë është i mundur. Ai nuk premton kot, por punon për një Kosovë të drejtë dhe të fortë. Kosova meriton ma mirë!”, ka shkruar Lushtaku.