Ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së, Sami Lushtaku, pas intervistimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.
Ai në një postim në Facebook ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhënë gjatë ditëve të fundit rreth intervistimit të tij në hagë.
“Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen”, ka shkruar Lushtaku.
Gjykata Speciale gjatë janarit ka intervistuar disa nga ish- pjesëtarët e UÇK-së.