Lushtaku: Qëllimi i Speciales është që njerëzit e UÇK-së t’i eliminojë nga skena politike

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku është deklaruar rreth sagës me dosjet që po dorëzohen në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

Ai e ka cilësuar të çuditshme këtë, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion rreth ngritjes së aktakuzës apo jo nga Gjykata Speciale.

Në një prononcim për RTK-në, Lushtaku ka thënë se është tronditëse publikimi i atyre dosjeve ku potencohet se janë fakte dhe të dhënat të marra nga Serbia.

“Gjithçka që vije nga Serbia e shoh armiqësore. Gjykatën Speciale e shoh si gjykatë politike”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, qëllimi dhe synimi i kësaj gjykate është eliminimi nga skena politike e njerëzve të UÇK-së.

“Që njerëzit e ushtrisë që janë në politikë t’i eliminojë nga skena dhe të kenë më të lehtë në bisedimet me Serbinë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme