Lutfi Dervishi shpallet fajtor për rastin “Medicus”

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Lufti Dervishi është shpallur fajtor për dy akuzat, trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar në rastin “Medicus”.

Pas shpalljes fajtor kanë reaguar familjarët e tij, të cilët policia i ka nxjerr jashtë sallës.

Kanë kaluar 10 muaj prejse rasti “Medicus” është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por ka gati një dekadë prej kur ngjarja ishte bërë e njohur për publikun, raporton KTV.

Në këtë rast, prokurorja e EULEX-it, Valeria Bolici, më 2 maj kishte dhënë fjalën përfundimtare, me ç’rast, sipas saj, është arritur të vërtetohet përgjegjësia penale e dy të akuzuarve, Lutfi Dervishi e Sokol Hajdini, në akuzat për trafikim me qenie njerëzore, krim të organizuar e lëndim të rëndë trupor. Ajo ka rikujtuar një të përbashkët të dhuruesve të veshkave: të gjithë kishin probleme financiare.

Sipas prokurores, i akuzuari Lutfi Dervishi, ishte i vetëdijshëm për këtë, por kjo ishte në interesin e tij. fjalën e saj, nga 7 rastet e transplantimeve të analizuara, prokurorja ka përmendur edhe shumat e parave që ishin dhënë nga pranuesit dhe dhuruesit e veshkave, por edhe transaksionet e ndërmjetësve. Disa prej dhuruesve kishin marrë ndërmjet 7000 e 8000 mijë euro për veshkat e tyre, derisa pranuesit kishin paguar për to afër 80 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme