Një i dyshuar në rastin “Medicus” arrestohet në Qipro

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 08:20 | Nga

Një shtetas izraelit i akuzuar për përfshirje në skandalin e trafikimit me organe në Kosovë para dhjetë vjetësh është arrestuar në Qipro dhe autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me gjyqin, ka bërë të ditur policia të premten.

Policia akuzon shtetasin izraelit Moshe Harel si person që ka kërkuar njerëzit në nevojë për transplantim të veshkave dhe i ka joshur drejt Kosovës donatorët nga Turqia dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik me premtime për pagesë deri në 12.000 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Pranuesit e organeve, kryesisht izraelitë, kanë paguar mes 80.000 dhe 100.000 euro për organet. Disa donatorë kurrë nuk i kanë marrë të hollat.

“Bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar, i dyshuari M.H. është arrestuar para pak ditësh në Qipro. Ai është person në kërkim që nga viti 2010”, ka thënë për Reuters zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme