Lutfi Haziri kujton Tahir Zemajn: Drejtësia vonon, por gjithmonë fiton

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka kujtuar sot kolonelin Tahir Zemaj.

Ai ka kujtuar edhe Enis Zemajn si dhe Hasan Zemajn.

“Sot e kujtojmë Kolonel Tahir Zemajn, heroin e Kosovës, i vrarë në pritë për të ndalur në rrugën e vështirë për ndërtimin e paqes. Ai që e fiton luftën, di më mirë ta ndërtojë paqen. Enisi, djali i tij, ishe afër babait duke e shijuar çdo ditë lirinë në Kosovë. Hasani, miku im, veprimtari i madh, i rezistencës, kryengritës për Liri, Pavarësi e Demokraci, jetoi si idealist dhe luftoi si i tillë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

“I ndalen, por ata nuk e dinë që u ringjallën. Shembulli i tyre është mbjellë si farë te të gjithë ata që besojnë në liri, atdhe e Zot”, ka thënë ai.

Në fund ai ka shkruar se drejtësia vonon, por gjithmonë fiton.

Të ngjashme