Lutfi Haziri merr vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i pari në këtë komunë që e ka marrë vaksinën anti-COVID-19, në shenjë sensibilizimi për vaksinim të të gjithëve.

Këtë e ka konfirmuar vet Haziri përmes një postimi në “Facebook”.

“Unë i jam paraqitur thirrjes për vaksinim anti-COVID-19 për të filluar sensibilizimin. Me dëshirën time personale do t’ia lejoja një personi më të moshur për t’u vaksinuar, por këtë e bëra për shkak të nevojës që të krijojmë besim tek vaksina”, ka thënë Haziri.

Ai tha se përveç punëtorëve shëndetësorë, së shpejti pritet edhe vaksinimi i personave mbi moshën 75-vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme