Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Djuyoto Suntani, me seli në Indonezi, ka shpallur kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me Çmimin e Paqes në Kosovë, duke e vlerësuar në kuadër të personaliteteve të fuqishme botërore që janë kontribuues të vazhdueshëm të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Çmimin ia ka dorëzuar ambasadori i Komitetit Botëror të Paqes në Republikën e Kosovës, Rabit Sadiku.
“Në emër të bashkësisë ndërkombëtare prej 202 shtetesh, si president i Komitetit Botëror të Paqes, kemi vendosur që t’ju nderojmë me titullin e nderit, shkëlqesinë tuaj si: “Figurë Paqësore në Kosovë”, për luftën dhe punën e madhe që keni bërë deri më tani në arritjen e paqes”, thuhet mes tjerash në këtë çmim.
Kryetari Haziri ka paralajmëruar se presidenti i Komitetit Botëror të Paqes do ta vizitojë Gjilanin gjatë kësaj vere me qëllim të thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.