LVV-ja uron për 7 Marsin: Mësimi shqip deri në shekullin e kaluar nënkuptonte rezistencë.

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit, 7 Marsin.

Sipas njoftimit të kësaj partie, 132 vjet pas hapjes së shkollës së parë shqipe përkujtohet me nderim dhe respekt të thellë të gjithë mësueset e mësuesit që me sakrificat, vullnetin dijen e veprimtarinë e tyre e ngritën dhe avancuan shkollës shqipe.

Sipas VV-së, mësimi në gjuhën shqipe deri në shekullin e kaluar nënkuptonte rezistencë.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot më 7 mars, 132 vjet pas hapjes së shkollës së parë shqipe përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë të gjithë mësueset e mësuesit që me sakrificat, vullnetin dijen e veprimtarinë e tyre e ngritën dhe avancuan shkollës shqipe.

Figura e mësueses, e mësuesit është padyshim figura e veprimtarëve në linjë me atë të çlirimtarëve. Shumë prej tyre qenë të tillë. Mësueset dhe Mësuesit janë në fakt shenja e pashlyeshme e rezistencës sonë intelektuale e politike ndaj pushtuesit. Mësimi në gjuhën shqipe deri në shekullin e kaluar nënkuptonte rezistencë.

Sot, shqiptarët në Preshevë Medvegjë e Bujanoc, Mal të zi, madje edhe në Maqedoni, janë ende në zgrip të kësaj përpjekje.

Shqiptarët në mërgatë edhe pse të vetorganizuar nuk mbështeten sa duhet nga institucionet në Kosovë e Shqipëri me tekste e mundësi të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e tyre.

Në Kosovë ende shkolla, arsimimi në përgjithësi është larg të qenit në nivelin e aspiratave për dije të nxënësve tanë. Na mungojnë bibliotekat e pasura shkencore për mësuesit e nxënësit, laboratorët e tekstet cilësore. Mësimi vijon të jetë me dy e tre ndërrime.

Arsimi, shkolla shqipe përveç se të shpallet duhet të jetë prioritet kombëtar. Por në çdo përpjekje të tillë po haset në rezistencë të pushtetit që e ka lënë anash.

Shkolla shqipe është vektori emancipues. Është vendi singular nga ku kapërcejmë në universalitetin e dijes. Cenimi i vazhdueshëm i saj na lë pas brenda vetes dhe na ngushton mundësitë e krijimit dhe prodhimit.

Në kujtim të Mësueseve dhe Mësuesve dëshmorë të kombit, urime 7 marsin!

https://www.facebook.com/58483591999/posts/10155752821917000/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme