LVV propozon rezolutë për udhëheqje të dialogut nga Kurti

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, u ka thënë deputetëve opozitarë se pse nuk po shqetësohen kur Presidenti Hashim Thaçi, po e rrezikon vendin nga ndarja. Selimi në këtë seancë, ka propozuar një rezolutë për dialogun, raporton Ekonomia Online.

Opozita ka thirrur seancë për të diskutuar për rrezikimin e raporteve me Amerikën, që sipas tyre, po e bën Qeveria duke mos e hequr tarifën ndaj produkteve serbe.

“Është ideologu i copëzimit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, ai që i ka vënë në tezgën e pazarit me Vuciqin. Para se të krijoni teatër, duhet të shqetësoheshin sa jeni shqetësuar për këto raporte, edhe për rrezikun që po i kanoset Kosova nga ndarja”, ka thënë Selimi.

Tutje, Selimi i ka kërkuar deputetëve ta votojnë një rezolutë që e ka propozuar në emër të LVV’së dhe LDK’së. Kjo rezolutë ka tri pika:

  1. Republika e Kosovës është e përkushtuar në bisedime me Serbinë

  2 . Kuvendi, Kushtetuta dhe integriteti territorial janë të pacenueshme.

3. Me përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dialogun me Serbinë e udhëheq Qeveria e Kosovës si dhe zhvillon negociata për marrëveshje përfundimtare.


Të ngjashme