“Lypin mu nxe” – Basha i VV-së i ofendon drenicakët

Prishtinë | 07 Tet 2023 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në një emision televiziv ka ofenduar qytetarët nga Drenica. Ai këtë e ka bërë në tentim për t’u dukur më interesant në kritikën e tij ndaj Partisë Demokratike të Kosovës që nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare. 

Basha në deklarimin e tij ka thënë se krejt “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, lypin me u nxeh dimrit, por nuk e votojnë marrëveshjen që e rritin kapacitetin e ngrohtores në Prishtinë”, ka thënë Basha.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, ku së fundmi ka reaguar deputetja nga PDK-së Ariana Musliu Shoshi dhe Ganimete Musliu.

jo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, ku së fundmi ka reaguar deputetja nga PDK-së Ariana Musliu Shoshi dhe Ganimete Musliu.

Të ngjashme