Kompania “Mabetex Group” ka festuar 25-vjetorin e themelimit, në një organizim solemn ku morën pjese mbi 500 të ftuar, përfshirë personalitete të larta të shtetit.
Me këtë rast, presidenti i “Mabetex Group”, njëherësh president i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në fjalimin e tij para të pranishmëve ka thënë se “Mabetex” sot është ndoshta ndërmarrja më e madhe kombëtare shqiptare në botë, si dhe më e madhja për buxhetin e vet që është i afërt me atë të Kosovës.
Ai ka thënë se çdo arritje është varësi për të sfiduar arritje të reja.