Macron: Franca do të përballet me pandeminë deri në verën e ardhshme

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se Franca do të luftojë me koronavirusin të paktën deri në mes të vitit të ardhshëm, pasi rastet atje kaluan shifrën mbi një milion.

Të premten, Franca regjistroi më shumë se 40,000 raste të reja dhe 298 vdekje. Shtetet e tjera duke përfshirë Rusinë, Poloninë, Italinë dhe Zvicrën gjithashtu shënuan ngritje të reja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rritja e rasteve në Evropë erdhi në një moment kritik të luftës kundër virusit.

OBSH-ja bëri thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkesën e shërbimeve shëndetësore.

Infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit. Kontinenti ka shënuar një total prej 7.8 milionë rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme,” u tha gazetarëve, shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më shumë se 42 milionë raste të reja dhe 1.1 milion vdekje janë shënuar në gjithë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme