Macron magjepset nga kryeministrja e re e Finlandës

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Sanna Marin është tanimë kryeministrja më e re në botë, që u zgjodh pak ditë më parë në Finlandë.

Marin, ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian, ndërsa është takuar me udhëheqësit e BE dhe vendeve të tjera.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është takimi i saj me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Macron është fotografuar duke u përqafuar e shkëmbyer batuta me kryeministren finlandeze, dhe duket qartë që i pari i Francës është mahnitur nga finlandezja.

Të ngjashme