Macron: Misioni për rihapjen e Hormuzit mund të fillojë “dy ose tre ditë” pas konfirmimit të marrëveshjes

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Një operacion i përbashkët për të rihapur Ngushticën e Hormuzit mund të nisë brenda dy ose tre ditësh, tha presidenti francez Emmanuel Macron pas njoftimit të një marrëveshjeje kornizë midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës.

Duke folur në samitin e G7 në Francë sot, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe  Franca janë “të gatshme të veprojnë shpejt” me qëllim rivendosjen e lirisë së lundrimit në ngushticë.

Kjo, thotë Macron, do të përfshinte dërgimin e avionëve, fregatave dhe ekspertëve të asgjësimit të minave në zone, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne gjithashtu kemi aeroplanmbajtësen tonë, Charles de Gaulle, me të gjitha pajisjet e saj mbështetëse, e cila mbetet në zonë dhe mund të vendoset brenda dy ose tre ditëve nga konfirmimi [i marrëveshjes]”, thotë Presidenti francez.

Ai thotë se kjo vendosje do të kryhet me Amerikën dhe “paralelisht me iranianët”, duke siguruar që “rihapja e Hormuzit të ndodhë në mënyrë paqësore dhe të qëndrueshme”.

Të ngjashme