Macron: Për pushimet verore është herët të flitet

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se duhet rishikuar çështjen e pushimeve verore.

Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet më vonë dhe ka ftuar francezët që të mos bëjnë plane për t’i kaluar ato nëpër vende të tjera.

“Ende s’e kemi fituar betejën me koronavirusin”, ka thënë Macron, shkruan CNN.

“Ka një rënie. Kemi hyrë në një fazë të re. Tash është herët të flitet rreth pushimeve verore”.

Macron ka theksuar se do të reduktohen udhëtimet ndërkombëtare edhe në periudhën e pushimeve verore.

“Do të jemi krah evropianëve… nëse pandemia evoluon do të na duhet t’i rrisim reduktimet, por që tash është herët të thuhet. Do ta dimë në fillim të qershorit”.

Të ngjashme