Macron viziton Bregun e Fildishtë në nderim të ushtarëve të vrarë më 2004

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka arritur sot në Bregun e Fildishtë, ku është pritur nga homologu i tij, Alassane Ouattara.

Macron ka nderuar viktimat e vitit 2004 që u bombardua nga forcat ajrore të Bregut të Fildishtë gjatë luftës civile në këtë vend, përfshirë nëntë ushtarë francez dhe një civil amerikan i cili kishte qenë i strehuar në bazën ushtarake franceze.

Presidenti francez ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Nigerisë, Mahamadou Issoufou, shkruan AP.

Në mes të janarit të vitit 2020 është paralajmëruar se do të mbahet një samit me liderët e vendeve afrikano-perëndimore për të sqaruar strategjinë e operacioneve ushtarake franceze në rajonin e Sahel .

Të ngjashme