Albin Kurti një ndër arsyet pse s’kanë mund të parandalojnë sulmin ndaj infrastrukturës së Ibër-Lepencit po e arsyeton me faktin se ushtria e Kosovës nuk mund të shkojë në veri.
Ky arsyetim te një pjesë e popullit që nuk e di si funksionon shteti dhe cilat janë kompetencat e ushtrisë në kohe paqe i beson këtij mashtrimi të kryeministrit.
Sidoqoftë, është ofendim për publikun dhe marre me dalë një kryeministër dhe me rrejtë kaq hapur, me mashtru qytetarin kështu.
Partive politike u ka hije me ba politikë, me dhanë premtime te kapshme, me iu dhanë ngjyra premtimeve edhe me çmimin qe me mbetë ne pushtet.
Ama me rrejtë në mënyrë kaq të ulte me kriza dhe me sulme qe e cenojnë infrastrukturën jetike të Republikës se Kosovës më së paku me thanë është poshtërsi e llojit te veçantë.
P.S. Në kohe paqe ushtria as në lindje as në perëndim, as në veri as në jug, nuk bën kujdestari 24 orë në objekte te rëndësisë së veçantë. Parandalimi i sulmeve te tilla behet nga institucionet e inteligjencës. Dështimin e tij si kryeminister dhe qeverise qe e udheheq, maestro i mashtrimit tenton me shpërnda krejt dikund tjetër.