Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj.
Basha ka bërë të ditur se ka përcjellë nga afër punimet në segmentin nga Ura e Vogël, pranë Mobilerisë “Migros”, deri te restoranti “Ballkani”.
Sipas tij, segmenti nga rruga “Driton Islami” deri te restoranti “Ballkani” pritet të përfundojë me të dyja shtresat e asfaltit dhe të hapet për qarkullim më 5 shtator 2026.
“Nga sot ka filluar asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj. Sot isha personalisht për të përcjellë nga afër asfaltimin duke filluar nga Ura e Vogël (te Mobileria Migros) deri te restoranti “Ballkani”.
Traseja e e segmentit nga rruga “Driton Islami” deri te restoranti “Ballkani” pritet të përfundojë me të dyja shtresat e asfaltit dhe të hapet për qarkullim më 5 shtator 2026.
Pas përfundimit të këtij segmenti, asfaltimi do të vazhdojë nga rruga “Driton Islami” drejt rrugës “Vëllezërit Gërvalla”. Njëkohësisht, po punohet intensivisht edhe në segmentin nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” drejt Urës së Madhe, e cila po ashtu është drejt finalizimit”, ka shkruar Basha.