Majlinda Kelmendi e artë në Grand Prix Tel Aviv

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Majlinda Kelmendi -52kg sot fitoi medaljen e artë me gjithsejtë 4 ndeshje të fituara me Ippon.

Majlinda në ndeshjen e parë mposhti Gjeorgjianen, Tetiana Shukvani-Levytska.

Në çerekfinale mposhti garuesën Fabienne Kocher nga Zvicrra.

Ajo në gjysëmfinale mposhti Romunen Andreea Chitu.

Majlinda në finale mposhti vendasen për vetëm 36 sekonda, garuesën nga Izraeli, Gili Cohen.

Kjo ishte gara e parë për këtë vit dhe ajo e filloi në menyrën më të mirë të mundshme.

Pasnesër ndeshet Loriana Kuka -78kg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme