Majlinda Kelmendi duket se është në top formë para Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro dhe këtë ajo e ka testuar me një prej personaliteteve publike.
Viktimë e heroinës shqiptare ishte Fisnik Ismaili, i cili ra pre e Majlindës.
Në një postim në rrjetin social Facebook ku shihet se si Majlinda ka shtrënguar për fyti Fisnik Ismailin, vërehet se si ajo e lë atë pa frymë.
Dhe, kjo sipas Fisnikut është indikacioni më i madh se ajo është në top formë para dueleve kruciale të mëdha në Lojërat Olimpike të këtij viti.
“Normal, kur ta ngulfat Spajdermenin, ato cucat n’Rio i han si keksa”, është përshkrimi i Ismailit në foton e postuar nga ai.
Çuditërisht kësaj radhe nuk ka sharë deputeti i Kuvendit të Kosovës i njohur për komentet e tij kontroverse dhe gjuhën vulgare, siç rëndom e bën për rivalët e tij politik.