“Majlinda Kelmendit iu refuzua 2 herë nënshtetësia shqiptare”

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i shoqërisë civile, Arbër Çepani, ka deklaruar se xhudistes nga Kosova, Majlinda Kelmendi, fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e Rios, i është refuzuar kërkesa për të marrë nënshtetësi shqiptare.

“Në 2008-n, shteti shqiptar refuzoi dy herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për të marrë nënshtetësi shqiptare. Përgjegjësi i atëhershëm i Ministrisë së Sporteve në Tiranë, që duhej të firmoste relacionin u shpreh: ‘Majlinda Kelmendi s’është potencial për t’u bërë ndonjë sportiste kulminante’!

Majlinda më pas, arriti të marrë nënshtetësinë shqiptare vetëm në rrugë informale, fal ngulmit dhe dëshirës së saj për ta patur atë me cdo kusht!

Ndërkohë që sot ai ‘specialisti’ i sportit po luan tavëll në ndonjë seli partie politike….Majlinda e përshendet nga Rio me një Medalje të Artë!!”, shkruan Çepani në rrjetet sociale. Majlinda Kelmendi fitoi dje medaljen e artë në xhudo, duke shënuar një sukses madhështor për Kosovën.

Të ngjashme