Majmuni nga kopshti zoologjik në Zagreb, i njohur me emrin Kent, ka parashikuar se Kroacia do ta fitojë ndeshjen ndaj Kosovës të shtunën.
Majmuni Kent, i cili ka parashikuar edhe më parë ndeshjet e kombëtares kroate, i duhej të zgjidhte ushqimin që ishte vendosur në dy kuti të vogla, për të bërë parashikimin e ndeshjes.
Në njërën kuti ishte i stampuar flamuri i Kosovës, ndërsa në tjetrën ai i Kroacisë, raporton Insajderi. Në fund, Kent zgjodhi ushqimin që ishte i vendosur në kutinë e Kroacisë.
Shumë nejrëz ishin mbledhur për të parë parashikimin e majmunit Kent, në kopshtin zoologjik në Zagreb.