Një person mbeti i lenduar në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme pranë fshatit Balldre, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
/Ora News.tv/