Makinat e rënda për ndërtimin e kanalizimit shqetësojnë banorët e rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 09:27 | Nga

Fatmir Dedi, banor i objekteve kolektive buzë rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë, është përballur me një situatë të pazakontë në fundjavë.

“Kur fillon të lëvizë cilindri (ruli) brenda në banesë bëhet tërmet”, ka thënë ai, dhe shton se i është dëmtuar një pjesë e pajisjeve në banesë, në momentin që abazhuri kishte rënë nga tavani, teksa në njërën nga dhomat është plasaritur tavani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gëzim Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunë ka thënë se objektet përbri rrugës “Fehmi Agani” janë goxha të vjetra dhe nuk kanë stabilitet të madh.

Ndërsa, pas kërkesës së banorëve, ai ka thënë se Komuna e ndaluar për disa ditë përdorimin e automjeteve me peshë më të madhe.

Por ai ka shtuar se në këtë rrugë kanali për ujërat fekale është dashur të jetë në thellësi prej katër metrash, qç e ka imponuar gjendja në teren. Prandaj, ai vend duhet të ngjeshet mirë, sepse rrezikon që toka të flejë dhe kjo duhet të evitohet derisa atestet të na sigurojnë se ngjeshmëria është arritur mjaftueshëm, ka thënë Mehmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme