Në moshën 27-vjeçare, pasi e ka marrë një hap të rrezikshëm duke kaluar nga Barcelona në Paris Saint-Germain, Neymari po e përjeton njërën ndër momentet më vendimtare të karrierës së tij
Klubi francez i shpenzoi 222 milionë euro për ta sjellë Neymarin në Paris. Mirëpo, në dy sezonet që nga transferimi i tij, braziliani ka luajtur në vetëm 55 ndeshje, apo 4,778 minuta, transmeton Gazeta Express.
Vetëm në sezonin 2015/16, ai kishte luajtur për 4,343 për Barcelonën.
Të dy sezonet e tij me klubin francez përfunduan në shkurt për shkak të lëndimeve dhe përkundër që PSG-ja nuk pati nevojë për të për ta siguruar titullin e Ligue 1, ata nuk i kanë arritur pritshmëritë në Ligën e Kampionëve.
Sezonin e kaluar, ai mundoi në ndeshjen kthyese në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, përkundër në sezonin 2018/19 ai nuk luajti në asnjërën ndeshje kundër Manchester Unitedit.
Neymari ka performuar nën nivelin e tij që nga transferimi në Camp Nou, përfshirë këtu edhe turneun e Kupës së Botës gjatë verës së vitit të kaluar, ku ai mori shumë kritika për simulime.
Sulmuesi brazilian u kritikua edhe që mori pjesë në karnavalin e Rios, përderisa ishte duke u rikuperuar nga një lëndim serioz në PSG. Tani, ai ka kaluar nga një pretendent për Topin e Artë në lojtarin e 12-të në këtë garë.
Këtë sezon, ai i mallkoi e i shau gjyqtarët për eliminimin e PSG-së nga Liga e Kampionëve, në duart e Manchester Unitedit. Për këtë arsye, ai u dënua nga UEFA me tri ndeshje pezullim.
Pas disfatës së PSG-së në penallti në finalen e Kupës së Francës, Neymari u duk e grushtoi një tifoz në tribuna, i cili e provokoi gjatë kohës sa braziliani po shkonte për ta marrë medaljen e argjendtë.
Ai e sfidoi veten kur u transferua në Francë, mirëpo braziliani ende nuk e ka gjetur formën që e bënte atë njërin ndër më të mirët në futboll para disa viteve