Malajzia raporton 190 raste të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Malajzisë i kanë konfirmuar 190 raste të reja të personave të infektuar me coronavirus. Shumica e rasteve ishin të lidhura me një tubim në xhami, ku kishin marrë pjesë më shumë se 10 mijë persona nga disa shtete.

Rastet e reja e kanë çuar në 428 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në këtë shtet, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo ministri njoftoi se të gjithë personat që kanë marrë pjesë në tubimin në xhami dhe njerëzit me të cilët ata kanë pasur kontakte do të vendosen në karantinë për dy javë.

Kryeministri i Malajzinë, Muhyiddin Yassin, ka thënë se vendi i tij është duke u përballur me valën e dytë të infektimeve dhe ka paralajmëruar për ndikimin që përhapja e virusit do ta ketë në sektorin e ekonomisë.

Brunei i ka raportuar 38 raste të infektimeve që lidhen me tubimin në Malajzi, ndërsa edhe Singapori i ka konfirmuar disa raste të lidhura me Malajzinë, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme