Malisheva nga sot kalon në regjionin e Prizrenit, qytetarët do t’i kenë veturat me kodin 04

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës nga sot do të jetë në regjionin e Prizrenit, ku tash e tutje qytetarët e kësaj komune veturat e tyre do ti kenë me targat 04.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Qytetarët e Komunës së Malishevës, nga data 11 janar 2021, do të regjistrojnë veturat dhe mjetet tjera me kodin 04.

Ky është fillimi i transferimit të plotë të kompetencave të deleguara, të dekoncentruara dhe shërbimeve tjera për qytetarët e Malishevës nga Komuna e Gjakovës në atë të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kjo ka qenë një kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme