Malishevë, persona të panjohur vjedhin një kasafortë me ari dhe para

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e diel në Malishevë.

Policia njofton se në një shtëpi është vjedhur një kasafortë, ku në të raportohet të ketë pasur ari dhe para.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person atë panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij. Sipas ankuesit nga shtëpia i është marrë një kasafortë në të cilën ka pasur para te gatshme dhe sasi ari”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më tej në raport thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme