Malishevë, pesë raste aktive me Coronavirus

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur në këtë komunë janë pesë raste aktive me coronavirus.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjendja në Malishevë është nën kontroll, ndërsa bëhet thirrje për respektimin e masave mbrojtëse.

“Gjendja është nën kontroll dhe numri i personave aktiv me COVID-19, është pesë persona, shumica prej tyre gati tërësisht të shëruar, por ne të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal për tu ruajtur nga përhapja e virusit. Edhe pse kjo gjendje është e kontrollueshme dhe e qetë, Shtabi Komunal Emergjent, është në monitorim dhe menaxhim të vazhdueshëm të situatës, por për tu ndier të gjithë të sigurt, duhet t’i respektojmë masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën sociale, të mbajnë maskat mbrojtëse, higjienën e duarve dhe në maksimum t’u shmangen grumbullimeve të njerëzve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme