Maloku i reagon von Cramonit: S’është hera e parë që vjen në Kosovë dhe pa u pyetur flet për çështje që s’i ka në kompetencë

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Albinot Maloku, ka reaguar ndaj raportueses së Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila nga Graçanica tha se “Manastiri i përket Kishës Ortodokse Serbe”. Sipas saj një gjë e tillë nuk bën të kontestohet.

Maloku ka përmendur deklaratën e von Cramon drejtuar zyrtarit policor në veri të vendit. Ndërsa ka pyetur nëse i beson pohimeve të deputetes britanike, Alicia Kearns, rreth punëve shtesë që kryhen në objektet ortodokse në Kosovë.

Maloku ka thënë se nuk është hera e parë që von Cramon vjen në Kosovë dhe flet për çështje që s’i ka në kompetencë.

“Paska folur prapë në stilin e saj futjakot raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon! Nuk është hera e parë që von Cramon vije në Kosovë dhe pa u pyetur flet për çështje për të cilat nuk ka kompetencë as profesionale e as juridike. Kompetenca thelbësore e saj është të raportoj në Parlamentin Evropian duke qenë krejtësisht objektive dhe e pangarkuar, nëse veç mundet! Vitin e kaluar sulmoi policin pse ajo po provon të vendos rend e ligj në veri të vendit, e sivjet e paska nis me broçkulla për objektet ortodokse në Kosovë. Ato kurrë nuk kanë qenë temë as tentim për tu “tehuajsuar”. Von Cramon do të ishte e rrugës të tregonte, a u beson pohimeve të Alicia Kearns, deputetes britanike dhe kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik rreth punëve shtesë që kryhen në objektet ortodokse në Kosovë”, ka shkruar Maloku.

Të ngjashme