Malsor Ajeti karrierën e vazhdon në Sllovaki, nënshkruan me RSC Hamshik Akademy

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Numrit të pafund të futbollistëve nga Kosova, të cilët me sukses po luajnë nëpër klube të ndryshme anë e kënd kontinentit të vjetër, i bashkohet edhe futbollisti i talentuar, Malsor Ajeti.

21-vjeçari nga Prishtina, me tipare prej mesfushori anësor i majt, ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme te skuadra e kategorisë së dytë në Sllovaki gjatë fazës provuese, Rsc Hamshik Akademy.

Ai ka shënuar madje edhe gol në ndeshje kontrolluese ndaj skuadrës së njohur Ceke, Trinec, që njëherit ka rezultuar të fitojë besimin e menagjmentit të skuadrës Hamshik Akademy, me ç’rast kanë rënë në ujdi kontraktuale për të vazhduar karrierën tek kjo skuadër.

Ajeti karrierën e tij e ka filluar qysh në moshën e hershme te grupmoshat e KF Hajvalia, për ta pasuruar CV-në e tij prej futbollisti në disa skuadra shqiptare, dhe atë tek Skënderbeu në Shqipëri e FC Struga në Maqedoni të Veriut, e për të vazhduar tek kategoritë U-19 në Portugali dhe Manhaim U-19, dhe së fundi ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës kampione në fuqi, në Albi MAll Superligën e Koosvës, FC Ballkani nga Theranda.

Të ngjashme