Data për t’u njohur me fituesin e Topit të Artë 2019 po afron dhe kurioziteti se kush do të marrë çmimin prestigjoz këtë vit, po rritet, por mamaja e Cristiano Ronaldos ka lëshuar disa deklarata të ashpra nga Portugalia.
Dolores ka akuzuar se i biri ka merituar të fitojë më shumë se 5 herë Topin e Artë, për atë që ka dhënë në futboll, por është penguar nga “mafia që kontrollon këtë sport”, siç e ka cilësuar ajo në deklaratën për mediat portugeze.
“Ka një mafia në futboll dhe besoj se ky është termi i duhur për ta cilësuar. Nëse nuk do të ishte për të, im bir do të kishte fituar më shumë herë Topin e Artë. Nëse do të ishte anglez apo spanjoll, nuk do t’i bënin atë që i kanë bërë. Këtë vit nuk e di kush do fitojë, por jam besimplotë te im bir, duke parë atë që ka bërë gjatë sezonit”, deklaroi mamaja e yllit portugez./supersport