Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka lidhur të martën marrëveshje me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, marrëveshje e cila do t’u mundësojë pjesëtareve të PK-së shërbimin e mamografisë falas, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Izet Sadiku, tha se kjo drejtori do të ofrojë mamografi falas për të gjitha pjesëtaret e policës mbi moshën 40- vjeçare.
“Jemi marr vesh që Drejtoria e Shëndetësisë gjatë fushatës ‘Race for the cure 2024’ që është fushatë që përkrah gratë me kancer, Drejtoria e Shëndetësisë do të ofrojë mamografi falas për të gjitha pjesëtaret e policës mbi moshën 40-vjeçare. Ato që punojnë dhe veprojnë në Prishtinë, por edhe për ato që kanë gatishmëri nga komunat e tjera të vijnë te qendrat e mamomgrafisë”.
“E ftuam PK-në që të jetë pjesë e vrapimit më të madh që bëhet në Kosovë në përkrahje të grave me kancer të gjirit”, ka thënë ai.
Lindita Kajtazi, drejtoreshë e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës, tha se kjo marrëveshje është një ndihmesë e madhe për të gjitha gratë e PK-së.
Ajo shtoi se kjo përveç që do të mundësoj të bëjnë mamografi falas, kjo do të jetë edhe një formë sensibilizim, raporton EO-ja.
“Është një ndihmës e madhe. Ne e morëm lajmin e mirë, e pranuam shumë mirë nga Drejtoria e Shëndetësi që do të ofrohet fals kryerja e mamografisë për të gjitha pjesëtaret e PK-së. Kjo është një ndihmës shumë e madhe që iu ofrohet PK”.
“Sepse në një mënyrë bëhet vetëdijesim dhe i nxitë të gjitha zyrtaret policore që kanë indikacion për kryerjen e mamografisë, kjo është një sensibilizim, por edhe kryerja e mamomgarfisë e cila mundëson identifikimin e hershme të sëmundjes së kancerit të gjirit. Marrë parasysh që çdo identifikim i hershme ka edhe mjekim”, ka thënë ajo.