Crystal Palace ka “shokuar” Manchester Cityn duke e mposhtur në “Etihad Stadium”.
Lojtarët e Pep Guardiola nuk ishin në elementin e tyre, duke pësuar me rezultatin 2:3.
Vendasit e nisën mirë duke kaluar në epërsi me anë të Ilkay Gundoga qysh në minutën e 27’, por gjithçka u kthye mbrapsht, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 33’ ishte Jeffrey Schlupp që barazoi shifrat në 1:1 duke befasuar vendasit.
Vetëm dy minuta më vonë, Andros Towsend ngriu tifozët në “Etihad” duke shënuar për 1:2 dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë ishte edhe njëherë Crystal Palace që me anë të Luka Milivojevic shënoi për 1:3.
City realizoi edhe njëherë me anë të Kevin De Bruyne në minutën e 85′ për 2:3 por nuk mjaftoi.
Kësisoj, City tashmë mbetet me katër pikë prapa liderëve të Liverpool.